Vetura bie në lumin Drini i Bardhë, vdes një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar rëndë, pasi vetura në të cilën ndodheshin kishte rënë në lumin Drini i Bardhë.
Kështu ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një komunikate për media.
“Ju informojmë se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR). Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin (Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë u tha se nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
/Shqip.com