Sarrazin: Masat e qeverisë të pamjaftueshme

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se tërheqja e një pjesë të njësive policore nga ndërtesat e komunave në veri të vendit është sinjal i mirë nga Qeveria e Kosovës, por i pamjaftueshëm karshi kërkesave të BE-së.
Sipas tij, masat e vendosura nga BE-ja nuk do të hiqen pa u zbatuar plani trepikësh i BE-së nga Kosova.
“Mesa po e kuptoj unë, kryeministri Kurti e ka koordinuar një marrëveshje dhe kjo është një sinjal pozitiv, por ky sinjal është vetëm një hap i parë. Plani tre pikësh i BE-së ka qenë shumë i qartë, duam që kryetarët e komunave mos të funksionojnë nga ndërtesat komunale por nga ndërtesat tjera dhe që të largohen Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nga zonat për rreth ndërtesave por edhe nga brendësia e tyre”, tha Sarrazin.
Tutje tha ai se edhe ulja për 25 për qind e policisë nga veriu mund të jetë hap në drejtim të duhur dhe shihet si shpresë se do të jetë një tjetër hap drejtë shtensionimit.
Porse, kjo sipas tij, nuk mjafton për të plotësuar zotimet e planit trepikësh të Bashkimit Evropian, pasi vjen në një moment kaq të vonshëm.
“Mendoj që sinjalet e vogla si ky do të duhej të vinin shumë më herët dhe po ashtu shpresoj se Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë këtë rrugë dhe kështu do të vazhdojë edhe 25 për qind deri sa të arrihet në masën prej 75 për qind”, tha Sarrazin për televizionin publik.
Diplomati gjerman ka kritikuar deklaratën e kryediplates, Gërvalla, e cila sipas tij ka ndikuar në uljen e mëtejshme të besimit ndaj Kosovës.
/Shqip.com