Teknologji Shkencë

Syzet me inteligjencë artificiale do t’u japin njerëzve superfuqi

Shkencëtari Devin Liddell pohon se syzet me inteligjencë artificiale do t’u ofrojnë njerëzve superfuqi në të ardhmen, pra aftësinë për të ditur nëse dikush po i gënjen apo ka ndjenja të pashprehura, shkruan “Daily Mail”.

Liddell shpjegoi se sistemet kompjuterike të vizionit të integruara në syze do të jenë në gjendje të zbulojnë shenjat emocionale të njerëzve që janë të padukshme për syrin e lirë. 

Ai beson se ky realitet i shtuar, i kombinuar me inteligjencën artificiale, do të transformojë jetën shoqërore të njerëzve.

Në të ardhmen, me ndihmën e kësaj teknologjie, njerëzit do të mund të zbulojnë lehtësisht të gjitha llojet e informacioneve fizike dhe psikologjike për njerëzit e tjerë, si për shembull kur dikush gënjen ose është vërtet i dashuruar me ta.

“Syzet mund të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme në shumë fusha të jetës sonë dhe superfuqitë mund të përdoren në të gjitha llojet e marrëdhënieve shoqërore, që nga negociatat politike, duke bërë punë të përditshme dhe madje edhe në takime romantike”, thotë ai.

Ai beson se për shkak të kësaj, njerëzit mund të kërkojnë ndalimin e përdorimit të teknologjisë së tillë të avancuar. 

Megjithatë, ai parashikon se ndalimet nuk do të jenë të suksesshme, pasi me kalimin e kohës teknologjia do të bëhet më e lirë, që do të thotë se do të jetë e disponueshme për popullatën e gjerë.

/Shqip.com