Art Jetese

Tortë e thjeshtë me tri shije për Bajram

Përbërësit:

5l qumësht
6 pudinga vanilje
18 lugë sheqer
500 gr margarin
500 gr sheqer pluhur
300 gr kokos
300 gr arra të bluara
300 gr biskota të bluara
2 qese krem pana

Përgatitja:

Përziejmë margarinën me sheqerin pluhur derisa të bëhet një masë kremoze.

Nga 1.5l qumësht, ndajmë 2 gota qumësht të ftohtë në të cilën do të tretim pluhurin e pudingave, kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë me sheqerin.

Pudingat e ziera dhe të trashura, i largojmë të ftohen tërësisht dhe pastaj i përziejmë me kremin nga margarinat e rrahura me sheqerin pluhur.

Përziejmë me mikser ngadalë që të hamagjenizohet kremi.

Kremin e ndajmë në tri enë me sasi të barabarta.

Në njërin vendosim biskotat e bluara dhe i përziejmë.

Në enën e dytë vendosim arrat e bluara dhe i përziejmë.

Në enën e tretë vendosim kokosin dhe e përziejmë.

Në një kallëp të mbuluar me alufolie, vendosim shtresën me biskota dhe e rrafshojmë me lugë mirë.

Pastaj vendosim shtresën me kokos dhe në fund shtresën me arra të bluara.

Dekorojmë me krem pana(shllag) të tundur sipas udhezimeve në qeskë.

/Shqip.com