Veçoria interesante e kufjeve Apple Vision Pro

Sistemi operativ visionOS i kufjeve Apple Vision Pro përfshin një veçori të quajtur “Visual Search”, i cili tingëllon sikur është i ngjashëm me funksionin Visual Lookup që është i instaluar në iPhone dhe iPad.
Me Visual Search, përdoruesit mund të përdorin kufjet Vision Pro për të marrë informacione rreth një artikulli, për të zbuluar dhe ndërvepruar me tekstin në botën përreth tyre, për të kopjuar dhe ngjitur tekstin e printuar nga bota reale në aplikacione, për të përkthyer tekstin mes 17 gjuhëve të ndryshme dhe më shumë.
Ajo përfshinë informacionin e kontaktit, faqet e internetit dhe konvertimet e njësive dhe informacione të ngjashme që mund të veprojnë në visionOS.
Për shembull, nëse një fletushkë e printuar ka një lidhje uebsajti në të, mund ta skanoni lidhjen me Vision Pro, duke hapur një dritare Safari për të parë faqen e internetit.
Përkthimi i tekstit në kohë reale do të jetë gjithashtu i dobishëm për udhëtime dhe raste të tjera kur mund të dëshironi të përktheni shpejt atë që po shihni në botën reale.
Kufjet Apple Vision Pro do të jenë në gjendje të zbulojnë automatikisht tekstin dhe dokumentet, ngjashëm me mënyrën se si iPhone mund të zbulojë tekstin në foto dhe të lejojë që të ndërveprohet me të.
/Shqip.com