Lajme

Tensionet në Veri, mediat serbe raportojnë se deputetët serbë u sulmuan me mjete shpërthyese

Miroslav Aleksiç dhe Aleksandër Jovanoviq, dy deputetët e Kuvendit të Serbisë, të cilët kanë qëndruar për një vizitë në Veriun e Kosovës, u është hedhur shok-bombë pranë kafiterisë ku ata ishin duke qëndruar në Mitrovicën e Veriut.

Kështu të paktën raportojnë mediat serbe.

Mirëpo, nga Policia e Kosovës, kanë thënë se nuk ka në informacione për një ngjarje të tillë.

“Policia e Kosovës nuk ka informacion për këtë rast. Policia nuk mund ta konfirmojë nëse ka ndodhur apo jo”, ka thënë për media Veton Elshani, zëdhënës i policisë për Mitrovicën e Veriut.

Ndërkaq, ai shtoi se nuk kanë “marrë ndonjë ankesë për këtë rast”.

Ndryshe, dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, të cilët kanë qëndruar për një vizitë në komunën e Zveçanit në Kosovë, nuk janë mirëpritur nga protestuesit që po qëndrojnë pranë objektit të komunës.

Ata janë akuzuar nga protestuesit se kanë ardhur në Zveçan për të mbledhur “poenë politikë, raporton mediumi serb Kosevv.

Pas deklaratave të shkurtra të deputetëve para gazetarëve, disa qytetarë kanë reaguar dhunshëm.

Të njëjtët i kritikuan deputetët për sjelljen e tyre të keqe, siç thanë ata, në kohën kur “ishin pushtet”, por edhe se në këtë moment vetë qytetarët “nuk kanë nevojë për asnjë parti politike” dhe se “nuk duan mbështetje nga askush”.

Ndryshe, tensionet u kthyen sërish në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit për katër kryetarët e komunave atje – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut – të cilat i fituan kandidatët shqiptarë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

/Shqip.com