Sport Ndërkombëtar

Wimbledon me rekord shpërblimesh

Prej 3-16 korrik, në Londër, do të zhvillohet Grand Slam i tretë për këtë vit, ai i Wimbledon, që është edhe turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Organizatorët e këtij turneu, bënë me dije sot se të ardhurat për pjesëmarrësit në këtë turne kanë njohur një rritje rekord, duke bërë që edhe premiot të jenë rekord.

Kështu, në total, për të gjithë tenistët pjesëmarrës do të jepen 44.7 milionë funte, një rritje me 11.2 për qind më shumë se krahasuar me vitin e kaluar. Kështu, turneu më antik i tenisit në botë tregon edhe një herë se, pavarësisht problemeve të vitit të kaluar (nuk lejoi tenistët rusë e bjellorusë) është i paarritshëm nga të tjerët.

Iga Swiatek

Tenistët fitues do të arkëtojnë nga 2.35 milionë funte, ndërsa finalistët nga 1.175 milionë funte. Gjysmëfinalistët do të arkëtojnë nga 600 mijë, ndërsa ata që eliminohen në çerekfinale do të paguhen 340 mijë funte. Edhe raundi i parë ka një rritje të konsiderueshme të të ardhurave, me 55 mijë funte premio.

/Shqip.com