Liga Premiere nis me super derbi

Është publikuar sot kalendari i Ligës Premiere për edicionin garues 2023/24 dhe që në javën e parë do të ketë ballafaqime tejet interesante.
Kampionati do të nisë me 11 gusht dhe do të përfundojë më 19 maj të vitit 2024.
Manchester City e nis mbrojtjen e titullit me ballafaqimin ndaj Burnleyt në udhëtim, ndërsa derbi i javës së parë do të jetë ndërmjet Chelseas dhe Liverpoolit në “Stamford Bridge”.
Me derbi do të vazhdojë edhe xhiro e dytë ku do të ballafaqohen Manchester City-Newcastle dhe Tottenham-Manchester United.

Arsenali që në edicionin e fundit luftoi për titull deri në javët e fundit, ballafaqimin e parë të vështirë do ta ketë në muajin shtator ku do të ndeshet me Manchester Unitedin në shtëpi, po vetëm dy javë më vonë e pret edhe sfida me Tottenhamin në derbin londinez.
Xhiro 1
Burnley – Manchester City
Bournemouth – West Ham
Arsenal – Nottingham Forest
Brighton – Luton
Everton – Fulham
Newcastle – Aston Villa
Sheffield Utd – Crystal Palace
Brentford – Tottenham
Chelsea – Liverpool
Manchester Utd – Wolverhampton
/Shqip.com