Ylli i Ferizajt mund t’i bashkohet Dritës
Publikuar:
(12.06.2023 22:38:26)

Mesfushori që shkëlqeu edicionin e fundit me Ferizajn, Edon Sadriu po kërkohet nga Drita e Gjilanit.
Shqip.info mëson se palët janë takuar dhe i kanë diskutuar çështjet e kontratës.

Drita në edicionin e fundit u shpall nënkampione e Kosovës derisa po e konsolidon ekipin për garat evropiane.
26-vjeçari para Ferizajt ka luajtur edhe me Llapin, Vitinë dhe Gjilanin.
/Shqip.com