Sport Shqiptar

Ferizaj – Liria, përfundon koha e rregullt e ndeshjes

Ferizaj dhe Liria po e zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të përballen në finalen e barazhit.

Koha e rregullt e ndeshjes prej 90 minutave plus lojës shtesë ka përfunduar 0:0.

Ndeshja shkon në vazhdime.

Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

/Shqip.com