Di Maria në planet e skuadrës së madhe evropiane
Publikuar:
(31.05.2023 12:13:04)

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ylli i Juventusit, Angel Di Maria do të largohet në fund të këtij sezoni nga gjiganti italian.
Di Maria nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”, dhe do të largohet në verë si lojtar i lirë.
Thuhet se Benfica do të tentojë të joshë Di Marian gjatë javëve të ardhshme për t’iu ribashkuar klubit si lojtar i lirë.

Bisedimet ende nuk kanë filluar dhe ky nuk është opsioni i vetëm për Di Marian, por Benfica dëshiron që të provojë.
Klubet nga Arabia Saudite po ashtu e kërkojnë Di Marian, por prioriteti i tij është futbolli evropian.
/Shqip.com