Shqip.com publikon videon e poshtërimit të shoferëve që transportuan serbët në tubimin e Vuçiqit
Publikuar:
(29.05.2023 19:47:22)

Shqip.com ka publikuar këtë pasdite një video në të cilën dëgjohet një serbe duke komunikuar me shoferët e kompanive transportuese që i dërguan serbët nga Kosova për në tubimin e thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më 26 maj.
Fyerjet dhe poshtrimet e një qytetareje serbe u bënë ndaj disa shoferëve shqiptar që qëndronin tek autobusi i kompanisë turistike Leci Reisen.
Nga kjo kompani kanë mohuar të kenë angazhuar ekipe në këtë ngjarje.
“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me këtë punë. “Barileva Turist” është përgjegjëse për këtë punë. Ata e kanë pas që një javë me qira autobusin tim. Ne nuk jemi kanë në dijeni që i kanë bartë serbët se nuk ia kishim dhënë autobusin me qira”, kanë deklaruar nga kjo kompani.
/Shqip.com