Lajme Ballkan

Vuçiq jep dorëheqje nga kreu i SNS

Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq, propozoi Millosh Vuçeviqin për kryetar të ri të kësaj partie.

Vuçiq tha në Kuvendin e SNS-së, që po mbahet në Kragujevc, se do ta propozojë zyrtarisht Vuçeviqin për kryetar të partisë sipas një pike tjetër të rendit të ditës.

“Jo triumvirat, jo dhjetë anëtarë, pesëdhjetë anëtarë apo nuk e di çfarë presidence, sugjeroj që të zgjedhim Millosh Vuçeviqin për kryetar të SNS-së dhe ai, natyrisht, do të konsultohet me të gjithë ne rreth vendimit për udhëheqjen e ardhshme dhe presidencën”, tha Vuçiq duke iu drejtuar delegatëve të pranishëm, raporton N1.

Lideri serb gjithashtu theksoi se është krenar që ka “udhëhequr partinë më të mirë në vend gjithë këto vite”.

“Nuk do ta harroj kurrë mbrëmë (mitingun “Serbia e Shpresës” në Beograd) dhe sot”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Vuçiq tashmë ka paralajmëruar për themelimin e një lëvizje më të gjerë politike, ku do të përfshihet SNS, shoqëria civile, bota akademike, sportive e kulturore.

/Shqip.com