Bayern kampion, Dortmund bën “vetëvrasje”, përfundim i çmendur në Bundesligë

Bayern Munich është sërish kampion i Gjermanisë, pasi ka fituar 2-1 në udhëtim te Koln, ndërsa Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se barazimi 2-2 me Mainz.
Me pikë të barabarta (71), titulli u takoi bavarezëve për shkak të gol dallimit më të mirë.
Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve bavarezë.
Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.
“Vetëvrasje” e Dortmundit në shtëpi. Në javën e fundit! Përballë Mainzit pa asnjë objektiv, që zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u hoqi titullin nga duart verdhezinjve.
Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiëo gëzuan tifozët e Mainzit dhe Bayernit me golat e tyre. Raphael Guerrero rihapi takimin, Sule barazoi në sekondat e fundit, por vetëm kaq. Lot në “Iduna Park” dhe festë bavareze.
/Shqip.com