Rozë

Me Luizin apo me Kristin? Armaldo zbulon banorin që e ka inat

Ish banori i Big Brother VIP Albania 2, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi se me cilin prej banorëve mes Kristit dhe Luizit ka hatërmbetjet më të mëdha.

Me të dy gjatë qëndrimit në shtëpi ai u pa shumë i afrueshëm por gjërat ndryshuan disa ditë para se të linte shtëpinë e BBVIP.

Duke folur për këtë situatë, Armaldo tha se me Kristin ka hatërmbetjet më të mëdha sepse sipas tij ky i fundit e ndryshoi lojën e tij në periudhën e fundit ndryshe nga Luizi që pati të njëjtin stil loje.

“Me të dy por më shumë me Kristin. Luizi e nisi dhe e përfundoi lojën e tij siç dinte ta bënte nga fillimi deri në fund, ndërsa Kristi pati një ndryshim në rrjedhën e tij të lojës në muajin e fundit”- tha Armaldo

/Shqip.com