Sport Shqiptar

Akil Gjakova mbetet pa medalje

Akil Gjakova e ka përfunduar pa medalje garën Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova është mposhtur në raundin e parë të repesazhit nga xhudisti i Moldavisë, Petru Pelivan.

Gjakova përfundon garën në këtë Grand Prix me tri fitore dhe dy humbje.

/Shqip.com