Rossi është tërhequr nga sporti, por shifrat që fiton janë të “frikshme”
Publikuar:
(25.05.2023 12:59:00)
Valentino Rossi është tërhequr nga garat e Moto GP në vitin 2021 por edhe sot e kësaj dite ai ngelet piloti më i paguar në planet.
Nëntë herë kampioni i botës që në vitin 2020 arkëtoi 140 milionë euro dhe ky konsiderohet një vit i keq për të, aktualisht është pjesëmarrës në “GT World Challenge Europe” duke ruajtur të larta vlerat e imazhit.

Asnjëherë nuk është bërë e ditur marrëveshja që ka me BMW, por përveç kontratës ai përfiton edhe nga të drejtat e imazhit dhe arkëtimet vjetore vitin e fundit ishin plot 40 milionë euro.
Këtë shifër nuk arrijnë ta shikojnë as nga larg pilotët aktualë në aktivitet.
/Shqip.com