Sport Ndërkombëtar

FIGC kërkon zbritjen e 11 pikëve për Juventusin

Federata e Futbollit e Italisë, ka kërkuar që Juventusit t’i zbriten 11 pikë në gjyqin e ri të fitimeve kapitale.

Calcio e Finanza detajon se si kjo është prova e tretë e fitimeve kapitale të Bianconerëve me FIGC-në, pas zbritjes së tyre të fundit prej 15 pikësh dhe më vonë apelit në Collegio di Garanzia të CONI-t.

Gjyqi i parë ndodhi në maj 2022 dhe klubi u shpall i pafajshëm përpara se të dilnin prova të reja nga hetimi i Prismas.

Juventusi është akuzuar për falsifikimin e fitimeve të tyre kapitale përmes rritjes së vlerave të transfertave të lojtarëve. Apelimi i tyre i fundit në Collegio di Garanzia ishte pjesërisht i suksesshëm dhe u anulua përkohësisht dënimi i tyre prej 15 pikësh në pritje të këtij gjyqi të tretë.

Chine ka kërkuar që Juventusit t’i jepet një zbritje e re prej 11 pikësh dhe gjithashtu ka kërkuar një pezullim tetë muajsh për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli-Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano.

Asnjë dënim i ri nuk do të jepet për Andrea Agnelli, Maurizio Arrivabene, Fabio Paratici dhe Federico Cherubini, të cilëve të gjithë u konfirmuan dënimet nga Collegio di Garanzia.

/Shqip.com