Rama takohet me boksierin Haxhi Krasniqi: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret
Publikuar:
(21.05.2023 13:01:36)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur sot boksierin e njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të përfunduan në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.
Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
/Shqip.com