Windows 11 lejon lidhjen me iPhone, por me disa limite

Përdoruesit e Windows 11 tani mund të lidhin iPhone-ët e tyre dhe të përdorin iMessage nga një kompjuter
Microsoft ka lejuar përdoruesit e iPhone që të kenë mundësinë e lidhjes se telefonave të tyre të mençur me Windows 11 dhe të dërgojnë mesazhe përmes iMessage.
Lidhja do të bëhet përmes Phone Link dhe u mundëson përdoruesve të bëjnë dhe të marrin telefonata, të mund të lexojnë çdo njoftim të aplikacionit të telefonit në një kompjuter ose laptop.
Përditësimi i aplikacionit Phone Link është tashmë i disponueshëm në 85 vende dhe do të funksionojë me një iPhone përmes Bluetooth për thirrje, mesazhe dhe njoftime.
Është një zgjidhje e zgjuar që do të thotë se do të jeni në gjendje të dërgoni dhe të merrni mesazhe lirisht, ndërsa Phone Link është i hapur, por nuk do të jeni në gjendje të shihni një histori të plotë bisede ose të merrni pjesë në bisedat e grupit iMessage.
Mirëpo Phone Link dallon tek Apple në krahasim me ata Android.
iPhone nuk do të lejohet të punoj me aplikacionin e telefonit në kompjuterin tuaj, siç mundeni me pajisjet Android.
/Shqip.com