Sport Ndërkombëtar

Tevez zgjedh tri klubet më të mira në botë

Në një intervistë për TyC Sports, ish-sulmuesi i Cityt dhe Unitedit, Carlos Tevez diskutoi zhvillimin e lojtarit të ri Alejandro Garnacho, i cili ka marrë disa minuta këtë sezon falë Erik ten Hag.

Më pas argjentinasi e ktheu bisedën ndryshe duke shkaktuar hutim te tifozët.

“Garnacho është i mirë. Për të luajtur për United, duhet të jesh i mirë. Ai luan për një nga tre klubet më të mira në botë. Këto janë Madridi, City dhe United. Nuk është e lehtë për argjentinasit të integrohen në këtë kulturë. Duhet të jesh i mrekullueshëm për të luajtur atje”.

Duke e quajtur City një nga tre klubet më të mëdha në botë, argjentinasi hodhi benzinë ​​mbi zjarrin e diskutimit. Tifozët e United nuk e vlerësuan këtë zgjedhje.

/Shqip.com