Berisha: Në diktaturë kam qenë i shtypur, luftoja për të drejtat e njerëzve

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer në kohën e diktaturës.
Në një rrëfim ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim, Berisha ka treguar se në kohën e regjimit ka qenë një njeri i shtypur, i cili përpiqen që t’i kundërvihej diktaturës.
Berisha tregoi se gjatë asaj periudhe ka shkruajtur artikuj të ndryshëm, jo artikuj mjekësorë për të cilën kishte studiuar, por që kishin lidhje me politikën dhe të drejtat e njerëzve.
Përballë Grida Dumës Berisha u shpreh se s’ka qenë asnjëherë mjek i Bllokut me rrogë, por ka shkuar vetëm si mjek konsulent, duke mos lënë anash punën e tij si mjek në spital dhe si pedagog.
“Kurrë në jetën timë nuk kam firmosur një rrogë në poliklinikën e Bllokut. Ishin disa mjekë sipas anatërve të byros politike. Enveri Hoxha kishte të vetin. Përveç atyre ishin ata që shërbenin 24 orë që paguheshin nga klinika speciale.
Unë nuk jam paguar ansjëherë nga kjo klinikë, jam thirrur si mjek për Hysni Kapon, Simon Stefanin. Në çdo rast jam thirrur si mjek konsulent, ose jam marrë si mjek konsulent duke mos u shkëputur kurrë nga puna ime si pedagog dhe në spital”, tha Berisha.
/Shqip.com