Vdes një person, dyshohet se i shkrepi arma e babait që është zyrtar i policisë

Një person ka vdekur pasi ishte duke manipuluar me armë zjarri në banesën e tij në Suharekë.
Policia e Kosovës, bëri të ditur se dyshohet që arma i përket një zyrtari policor, e që është prindi i viktimës.
“Dyshohet se viktima e rastit E.K. ( 2004), në banesën e tij ,gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasojë i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rendë”, thuhet në njoftim.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri dhe një gëzhoje. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor të PK-së (Prindi i viktimës ) i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”.
Policia, tutje ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me zyrtarët e Sektorit Rajonal te Hetimeve të DRP-së të Prizrenit vazhdojnë hetimin e rastit të cilësuar si ‘Vdekje e Dyshimtë’.
/Shqip.com