Lajme Botë

Pas dënimit, reagon Trump: Ky verdikt është vazhdim i gjuetisë së shtrigave

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump
Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka reaguar pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj kolumnistes Jean Carroll, nga Gjykata e Nju Jorkut.

Trump ka postuar në platformën e tij të mediave sociale ‘Truth’, ku pretendon se nuk e njeh denoncuesen dhe se ky është vazhdimi i gjuetisë së shtrigave, me pretekstin se çështja është sajuar.

Lexo edhe:
Gjykata amerikane shpall fajtor Donald Trump

“Unë nuk e kam idenë absolutisht se kush është kjo grua. Ky verdikt është një vazhdim i Gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave!”, tha ish-presidenti.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990 dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare, ka thënë një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara.

/Shqip.com