Lajme Botë

Gjykata amerikane shpall fajtor Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Foto: AP

Gjykata federale e Manhatanit doli në  përfundimin se Donald Trump duhet t’i paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim E. Jean Carroll për pretendimin e saj se është abuzuar seksualisht.

Donald Trump abuzoi seksualisht me Carroll në një dyqan në Nju Jorkut në vitet 1990, sipas gjykatës.

Po ashtu, trupa gjykuese ka dalë në përfundimin se Donald Trump ka shpifur ndaj E Jean Carroll në një postim të tetorit 2022 në Truth social, ku ai i quajti akuzat e saj një “mashtrim”, shkruan BBC.

Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka gjetur që Trump e ka dhunuar atë.

Trump nuk ka qenë prezent në gjyqin që ka nisur më 25 prill. Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra.

/Shqip.com