Celtic Glasgow shpallet kampion i Skocisë

Celtic Glasgow fiton për herë të 53-të në histori dhe për herë të 11-të në 12 vitet e fundit titullin kampion në Skoci.
Fitorja 0-2 në fushën e Hearts, që luajti për më shumë se një pjesë lojë me 10 lojtarë, i vuri vulën garës me Glasgow Rangers, disa javë para fundit.
Goli i 24-t i sezonit i Kyogo Furuhashit i dha Celtic-ut epërsinë pas 67 minutash lojë në “Tynecastle Park”, përpara se Oh Hyeon-gyu 10 minuta para fundit të kohës së rregullt të vuloste fitoren 0-2.
Celtic e siguroi titullit katër javë para fundit, pasi diferenca me rivalët e Glasgowt ka shkuar 15 pikë.
Nëse Celtic do të fitojë katër ndeshjet e mbetura, do të eklipsojnë rekordin prej 106 pikësh të vendosur në sezonin 2016-2017 nën drejtimin e Brendan Rodgers.
Celtic ka fituar edhe Kupën e Ligës në shkurt, kështu që mund të kompletojë “tripletën” me suksesin e mundshëm ndaj Inverness në finalen e Kupës Skoceze në qershor.

/Shqip.com