Sport Ndërkombëtar

Kessie kërkohet nga skuadra londineze

Photo by Alex Caparros/Getty Images
Photo by Alex Caparros/Getty Images

Klubi anglez, Tottenham është i interesuar për mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie.

Ish-futbollisti i Milanit, raportohet se gjatë kësaj verë, mund të shitet nga klubi katalonas.

Barcelona e cila është në krizë financiare, tashmë është duke menduar për shitjen e disa lojtarëve.

Kessie thuhet së mund të nxirret në shitje nga ‘Blaugranat’. Sipas medieve britanike, Tottenham ka pyetur Barcelonën për Kessie.

“Tottenham ka pyetur për Kessie. Barça mund ta shesë atë për të paktën 25 milionë euro”, shkruajnë mediet në ishull. 

/Shqip.com