Kristi-Luizit: Mos bëj prioritet Kiarën, por veten
Publikuar:
(06.05.2023 14:31:04)

Kristi dhe Luizi kanë zhvilluar një bisedë disi tipike djemsh mes njëri-tjetrit.
Kësaj radhe dy finalistët Kristi dhe Luizi patën një dialog lidhur me dashurinë.
Teksa janë ndodhur në dhomën e gjumit, Kristi këshillon Luizin për atë që e pret jashtë me Kiarën.
Ai i foli për mënyrën se si i sheh gjërat dhe këshilloi Luizin të ketë veten prioritet.
“Prioritizo veten, jo dashurinë. Se tani duket çdo gjë bukur, po të pret, do rrini por ajo periudhë nuk do zgjasë gjatë”, janë disa nga fjalët e Kristit që po i thoshte se duhet t’i marrë gjërat me avash, të vendosë veten të parin për të rregulluar jetën e tij jo vetëm Kiarën.
/Shqip.com