Ahmeti: Vendimi për gazin ka pasoja për Kosovën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos nënshkruar projektin e gazpërçuesit amerikan, duke thënë se ka pasoja gjeostrategjike për vendin.
Sipas tij, asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marrë vendime të tilla pa diskutime të gjëra.
“Arsyet mund të jenë mungesa e përvojës apo edhe të qëllimshme. Të dyja janë brengosëse. Nqs dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim”.
“Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësisë energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt. Por është hap me rëndësi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Tutje, është shprehur se Kosova ka një interes të vetin. Sipas tij, “diversifikimi i burimeve të energjisë na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia”.
“Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbisë. Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje”.
“Vëllai shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë. Në raste të rralla vëllai i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllain e madh.”
“Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve. Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tone”.
Sipas saj, kanë nevojë për më shumë informata “për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik”./SHQIP.com