Google nuk ju kërkon më fjalëkalimin

Kompania teknologjike, Google ka shpallur “fillimin e fundit të fjalëkalimit”.
Në vend të fjalëkalimit, tani do jetë në përdorim çelësi.
Çelësat e kalimit ju lejojnë të identifikoheni në aplikacione dhe faqe interneti në të njëjtën mënyrë që shkyçni telefonin tuaj: me një gjurmë gishti, një skanim të fytyrës ose një PIN të kyçjes së ekranit.
Çelësat e kalimit janë rezistentë ndaj sulmeve në internet si phishing, duke i bërë ata më të sigurt se kodet SMS.
Sidoqoftë, shqetësim mbetet tek shumë përdorues që nëse dikush ju vjedh telefonin, ai do të ketë qasje në të gjitha llogaritë tuaja të mbrojtura me vetëm çelësa kalimi.
Shërbime si Docusign, Kayak, PayPal, Shopify dhe Yahoo! Japonia, kanë vendosur tashmë një nivel mbështetjeje edhe për çelësat e kalimit.
/Shqip.com