Teknologji

Prodhuesi kinez po punon në telefonin rrotullues

Kur pjesa më e madhe e kompanive të telefonave të mençur po prezantojnë telefonat e palosshëm, Oppo po punon në diçka që shkon përtej pajisjes së palosshme.

Fjala është për celularin e rrotullueshëm. Me telefonin që shpaloset me prekjen e një butoni për ta kthyer një telefon standard në diçka shumë më të madhe.

Një telefon rrotullues me kamera të fshehta

Një raport i siguruar nga faqja e internetit 91mobiles, nga Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Kinës (CNIPA) tregon telefonin në vizatime gjysmë të detajuara.

Dokumenti përshkruan një telefon që duket si shumica e të tjerëve me një modul të kamerës së pasme dhe një blic.

Por, mënyra se si është vizatuar imazhi, duket se sugjeron që kamerat do të fshihen brenda vetë telefonit, duke u shfaqur vetëm kur telefoni zgjerohet në madhësinë e tij të plotë si tableti.

Pjesa e poshtme e telefonit strehon një port USB-C dhe një altoparlant, ndërsa duket se telefoni mund të zgjerohet si nga ana e majtë ashtu edhe nga e djathta – me një buton ose komandë në ekran që bën që ekrani të shpërbëhet vetë.

Patenta u dorëzua në dhjetor të 2021 dhe u miratua në prill 2023, por se kur do të dalë telefoni, mbetet të shihet.

/Shqip.com