Lajme

Jasharaj: Nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e tyre

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Kulturës së Republikës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ende nuk kanë ndonjë informatë nga Ministria e Arsimit, sa i përket pakos të ndryshimeve legjislative në të cilën parashihet licencimi i mësimdhënësve.

Jasharaj ka thënë se Ministria e Arsimit duhet të shtojë inspektorët në shkolla, që të shohin më afër procesin e mësimit, por që janë kundër që mësimdhënësit të hyjnë në teste me shkrim.

“Nuk kemi ndonjë informatë zyrtare, mirëpo në opinion po krijohet një mëdyshje për dy çështje e para për vlerësim dhe testim i njohurive. Konsideroj së janë dy çështje të ndara. SBASHK-u edhe në vitet e kaluara kur është përmendur nga kushdo qoftë test me shkrim i njohurive të mësimdhënësve të Kosovës, kemi reaguar arsyeshëm ngase e konsiderojmë që është degradim për arritjet e tyre dhe gjithë studimet që kanë bërë dhe gjithë provimet që kanë dhënë dhe do të ishte degradim për vetë fakultetin e edukimit që kanë bërë”, është deklaruar ai.

Kreu i SBASHK-ut më tej ka shtuar se duhet të forcohet departamenti i inspektorëve në MASHT.

Ne kemi insistuar në takime me MASHT-in që të forcohet departamenti i inspektorëve, që ata shkojnë në klasa dhe nga afër të shohin punën edukative – arsimore dhe të u ndihmohet atyre që të largojnë ndonjë të metë që kanë. Ne angazhohemi për të dhe jemi kundër që të ketë ndonjë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve është fjala për mësimdhënësit që janë në proces dhe do të u përtërihet licenca e punës”, është shprehur Jasharaj.

/Shqip.com