Sport Ndërkombëtar

Messi dhe Benzema thyejnë një rekord në Ligën e Kampionëve

Benzema dhe Messi thyejnë rekord në Ligën e Kampionëve

Golat e shënuar nga Leo Messi dhe Karim Benzema të martën në Ligën e Kampionëve, i kanë siguruar atyre edhe një vend në “librin e rekordeve”.

Ata janë bërë futbollistët e vetëm në histori të futbollit që kanë shënuar gol në 17 sezona rresht në Ligën e Kampionëve, shkruan Shqip.com.

Për Benzeman ky gol ishte edhe më i veçantë pasi ai e kaloi Raul Gonzales me gola të përgjthshëm (72) në këtë kompeticion, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë.

Image
Shtatë golashënuesit më të mirë në histori të Ligë së Kampionëve

Por, përkundër “shkëlqimit” të sulmuesit francez, “madrilienët” nuk arritën të shpëtojnë nga humbja turpëruese prej FC Sherif.

Në vendin e parë me më së shumti gola të shënuar në kompeticionin më madh në Evropë është Cristoano Ronaldo me 135,  Leo Messi ka 121, kurse Robert Lewandowski është i treti me 75./Shqip.com