Regjisorja Blerta Zeqiri zgjidhet drejtoreshë e QKK-së
Publikuar:
(18.04.2023 16:53:51)

Regjisorja Blerta Zeqiri është zgjedhur drejtoreshë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ka pritur në takim të martën regjisoren sot.
Kurti tha se me Zeqirin do të fuqizohet reforma e vendit në kinematografi.

“Me Blertën në krye të QKK-së fuqizohet tutje reforma jonë në kinematografi. Me buxhet të rritur për prodhim të filmit dhe ligjin e ri në prag të miratimit përfundimtar, kinematografia jonë do të arrijë nivele të reja të suksesit ndërkombëtar”, ka shkruar tutje Kurti.
/Shqip.com