Donika Kadaj Bujupi emërohet këshilltare e Presidentes Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar sot Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes.
Kjo u bë e ditur përmes një postimit nga Presidenca në Facebook.
“Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi do të angazhohet, ndër të tjera, në fushën e komunikimit publik dhe marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani, ka theksuar se përvoja e saj e gjatë profesionale do të kontribuojë edhe më shumë në arritjen e objektivave të Kabinetit të Presidentes dhe avancimit të mëtutjeshëm të punës së Presidencë.
/Shqip.com