Osmani pjesë e Samitit të dytë për Demokraci, do të jetë folëse krahas liderëve botërorë

Presidentja Vjosa Osmani do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Dytë për Demokraci i cili do të organizohet sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë.
Në këtë samit e para e vendit është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Osmanit.
Në këtë samit ajo do të jetë folëse në një seancë plenare krahas liderëve botërorë, si presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe krerëve të disa shteteve tjera.
“Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas”, thuhet në njoftimin e presidencës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.
/Shqip.com