Ukraina do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci në SHBA
Publikuar:
(28.03.2023 09:07:59)

Shteti i Ukrainës do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që mbahet në SHBA.
Kështu ka deklaruar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës të hënën.
“Ne tashmë po përgatitemi për një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare që do të zhvillohet këtë javë me iniciativën e Presidentit (Joe) Biden dhe Shteteve të Bashkuara, Samiti për Demokraci. Ukraina do të marrë pjesë. Pozicioni ynë në mbështetje të lirisë do të tingëllojë i fortë, si gjithmonë”, tha presidenti i Ukrainës.
Zelensky nuk dha detaje shtesë për pjesëmarrjen e vendit të tij, raporton CNN.
Edhe Kosova do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci. Kosova do të përfaqësohet nga ana e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
/Shqip.com