Nga Emergjenca japin detaje për gjendjen e të plagosurve në Prishtinë
Publikuar:
(27.03.2023 23:22:19)

Pas plagosjes me armë zjarri në Prishtinë mbetën të lënduar dy persona.
Gjendja e tyre po del të jetë stabile.
Kështu ka deklaruar Naser Syla-Drejtor i Emergjencës.
“Njëri është I plagosur me armë zjarri ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Gjendja është stabile e të dyve. Pas egzaminimeve të kryera, I plagosuri me armë zjarri do të pranohet në kliniken e Ortopedosë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse tjetri do të lëshohet për trajtim në shtëpi”, tha Syla.
Të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar dhe Policia është në kërkim të tyre.
/Shqip.com