Lajme

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak minuta në Prishtinë.

Plagosja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Qamil Hoxha”.

Shqip.com ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.

Në një përgjigje për Shqip.com, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti.

Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë.

Pos njësive policore në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e Forenzikës.

/Shqip.com