Lajme

Presidenca: Osmanit nuk i është thënë nga DASH-i se intervenimi në veri ka rrezikuar sigurinë kombëtare

Vjosa Osmani - Presidente e Kosovës

Presidenca ka demantuar lajmin i cili të hënën u publikua në media, ku thuhet se “Departamenti amerikan i Shtetit i ka shprehur Presidentes, Vjosa Osmanit, pakënaqësinë për mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri”, duke thënë se “është rrezikuar siguria kombëtare”.

Lexo edhe:
Osmani: Sulmet në veri, dëshmi që Serbia dhe regjimi i Vuçiqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon

Donjeta Miftari, këshilltare e Presidentes, ka thënë se ishte e pranishme kur Osmani është telefonuar nga zyrtarë të DASH-it, por sipas saj, nga këta të fundit nuk është thënë diçka e tillë.

“Presdentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari për Shqip.com.

PRWeek UK 30 Under 30 2019: Donjeta Miftari, Institute of Directors | PR  Week
Donjeta Miftari, këshilltare e Presidentes Osmani

Ndryshe, Presidentja Osmani të shtunën e ka ndërprerë vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të situatës në Veriun e Kosovës.

Tash e tetë ditë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë bllokuar rrugët në pikat kufitare Kosovë-Serbi, Jarinje dhe Bërnjak.

Ata po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave që hyjnë nga Serbia./SHQIP.com