Parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(26.03.2023 08:10:45)
Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
Sipas këtij parashikimi, sot pritet që të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe me intervale me diell.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
/Shqip.com