Sport Shqiptar

Llapi dhe Ballkani dënohen nga FFK pas përplasjeve në xhiron e 24-të

Për 90 minuta “Zahir Pajaziti” ushtoi nga atmosfera e krijuar prej “Legjendave” dhe “Xhebrailave”.

Neshja ishte e zjarrtë pasi në mënyrë dramatike takimin e kishte fituar Llapi 3-2 kundër Ballkanit në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll. Por jo gjithçka shkoj mirë pasi ndeshja u mbyll.

“Xhebrailat” dëmtuan një numër të madh të karrigeve në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Gjendja mes dy tifozërisë eskaloi edhe më shumë kur dolen jashtë fushës, bile pati edhe arrestime nga Policia e Kosovës.

Pas 11 ditësh intervenoi edhe Komisioni Disiplinor i Garave. Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 22.03.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës, xhiros së 19-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëluar askend. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM.

– Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore.

/Shqip.com