Sport Ndërkombëtar

Modelja italiane premton spektakël lakuriq nëse skuadra e futbollisti nga Kosova e fiton Ligën e Kampionëve

FOTO: The Sun
FOTO: The Sun

Paola Saulino, modelja tërheqëse italiane është një nga arsyet pse një numër i madh i tifozëve neutralë të futbollit do të kërkojnë që Napoli të fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit.

Paola ka treguar më herët, gjatë një bisede me mediat angleze, se do të zhvishet lakuriq dhe do të parakalojë nëpër qytet me një autobus të hapur, ndërsa të premten e ka parë me shumë emocione shortin për Ligën e Kampionmëve ku Napoli do të përballet me Milanin në cerekfinale.

Ajo është e bindur se Napoli do ta eliminojë Milanin pas dy ndeshjeve. “Tani mund të them publikisht se do të bëj diçka vërtet të çmendur nëse Napoli e fiton “Championsin”. Do të marr me qira një autobus me majë të hapur, do të zhvishem lakuriq dhe do të shkoj nëpër Napoli dhe në këtë mënyrë do të festoj. Kjo është diçka që mund ta përballoj. Marrja me qira e një autobusi të tillë nuk është e shtrenjtë, ndoshta rreth 3000 euro. Do të kontaktoj personat e përfshirë për të rezervuar një autobus të tillë për festën e titullit. Do të jetë gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, ka deklaruar Paola Saulino, shkruan “The Sun”, përcjell Shqip.com.

Te Napoli luan edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që konsiderohet një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

/Shqip.com