Izrael – Kosova, kuotat kompanitë e basteve
Publikuar:
(21.03.2023 14:43:09)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, këtë të shtunën përballet në Tel-Aviv me Izraelin, në ndeshjen e parë kualifikues për Evropianin 2024.
‘Dardanët’ tashmë janë duke u përgatitur për duelin me izraelitët, sfidë kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë.
Sa i përket ndeshjes së parë Izrael – Kosova e cila luhet të shtunën nga ora 18:00, kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre.
Izraeli cilësohet si favorit dhe fitorja e saj ka kuotën 1.80. Fitorja e Kosovës vlerësohet me kuotën 4.20 ndërsa barazimi është 3.40.
/Shqip.com