Gjendet i vdekur një burrë në Pejë, pranë vetës kishte armë dhe një fishek
Publikuar:
(21.03.2023 08:46:08)

Gjatë ditës së djeshme, një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pranë viktimës ishte edhe një armë e një fishek.
“Rr. Brigada Pejë, 20.03.2023. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe se nuk vërehen gjurmë të dhunës. Në afërsi të viktimës është gjet një revole me një fishek”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.
/Shqip.com