Reuten: Për keqardhje që Vuçiqi refuzoi ta nënshkruajë

Raportuesi i Parlamentit Evropian mbi çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, Thijs Reuten ka komentuar arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ai ka shprehur keqardhje që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq refuzioi ta nënshkruante marrveshjen.
“Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë mund të përfaqësojë një rrugë përpara. Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese”.
Pala kosovare dhe ajo serbe nën ndërmjetësimin e BE-së mbajtën një takim të shtunën e kaluar në Ohër ku edhe arritën marrëveshje në mes veti por që nuk u nënshkrua nga pala serbe.
/Shqip.com