Sport Ndërkombëtar

Carragher befason me skuadrën që dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve

Jamie Carragher i ka kërkuar Napolit të fitojë Ligën e Kampionëve pas një shorti të jashtëzakonshëm të çerekfinaleve që u shpalos të premten.

Napoli do të përballet me rivalët italianë të Milanit, pasi kaloi në tetë të fundit të garës, për herë të parë në historinë e tij. Për shkak të pozitës dominuese në Serie A, Napoli tani duhet të konsiderohet si favorit për të arritur në finale nga ajo anë e shortit.

Ish-mbrojtësi anglez beson se skuadra e Spallettit nënvlerësohet disi, por është në pozitë mjaft të mirë për të shkuar deri në finalen e Stambollit dhe për të përfunduar një sezon përrallor.

Napoli

“Do të doja që Napoli të fitonte Ligën e Kampionëve. Është e drejtë të thuhet se Napoli është një nga skuadrat magjepsëse të Evropës pavarësisht se nuk ka traditën nga ana e vet. Edhe pse dhoma e tyre e trofeve është relativisht bosh, Guardiola nuk do të lumturohej me suksesin e Spallettit. Mund ta pyesni po deshët”, deklaroi Carragher.

/Shqip.com