Sport Ndërkombëtar

Ansu Fati: Ne duam të luftojmë për La Liga dhe Ligën e Kampionëve

Ansu Fati është shprehur i lumtur pas rikthimit

Me numrin dhjetë në fanelë e më shumë duartrokitje, Ansu Fati u kthye sot në fushën e gjelbër pas dhjetë muajve mungesë.

Sulmuesi i Barcelonës rikthimin e bëri edhe më të bujshëm pasi arriti që të shënonte gol, shkruan Shqip.com.

Pas përfundimit të takimit, Fati është shprehur tejet i lumtur për rikthimin, teksa ka falënderuar ata që i qëndruan pranë gjatë kësaj kohe.

“Është e mahnitshme. Jam shumë i lumtur me fitoren. Doja të falënderoja mjekët dhe fiziologët që më ndihmuan. Dhe mbi të gjitha, të gjithë tifozët dhe familjen që kanë vuajtur. Ata më kanë dhënë shumë mbështetje gjatë këtyre muajve. Ne duam të luftojmë për ligën dhe për Ligën e Kampionëve, ne jemi Barça dhe duhet të luftojmë dhe të punojmë për të”, tha 18 vjeçari ndër të tjera.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Festimi i golit nga Ansu Fati

Fati po ashtu shtoi se është shumë krenar që është duke e bartur numrin që më herët e kishte Messi.

“Nuk mund ta imagjinoja këtë. Unë jam një tjetër. Do të përpiqem ta ndihmoj ekipin kur të ketë nevojë për mua. Tani do të shohim se si ndihem, por është e qartë se do të më duhet të fitoj minutat. Është krenari të veshësh numrin dhjetë pas Messit”, shtoi për fund ai.

Ansu konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenjë të dalur nga La Masia në vitet e fundit dhe rikthimi i tij pritet të sjellë shumë freski në fazën e sulmit të katalunasve./Shqip.com

https://twitter.com/markkfcb_/status/1442158418727514112?s=20
Goli i shënuar nga Ansu Fati