Sport Ndërkombëtar

Lazio eliminohet nga Liga e Konferencës, mundet në dy ndeshjet nga AZ Alkmaar

FOTO: oasport
FOTO: oasport

Lazio është eliminuar nga Liga e Konferencës. Lazio humbi edhe në duelin kthyes në Holandë nga AZ Alkmaari, me rezultatin identik, 2:1.

Felipe Anderson shënoi për epërsinë e Lazios në minutën e 21-të, por ishte Jesper Karlsson ai që barazoi shifrat shtatë minuta më vonë.

Vangelis Pavlidis shënoi për golin e fitores 2:1 dhe për kualifikimin e holandezëve në çerekfinale.

/Shqip.com