Baseli i Xhakës ia del pas goditjes së penalltive
Publikuar:
(16.03.2023 22:20:48)

Në sfidën ndaj Slovan Bratislavës, Baseli i Taulant Xhakës ia doli të kualifikohej vetëm pas goditjes së penalltive në Ligën e Konferencës.
Koha e rregullt përfundoi me barazimin 2-2 teksa nga goditja e penalltive, zvicerianët u shfaqën më të sigurt duke realizuar katër penallti me vendasit që gabuan dhe realizuan vetëm një.
Pjesë e kësaj sfide ishte edhe Taulant Xhaka me mesfushorin shqiptar që u aktivizua për 82 minuta.
/Shqip.com